Fillon implementimi i Projektit SMIL për lëmine civile në Gjykatën Themelore Prizren – Dega Dragash

Pas implementimit me sukses të sistemit SMIL për lëmine civile në Gjykatën Themelore Prizren, Projekti SMIL ka vazhduar me zgjerimin dhe implementimin e tij edhe në degët e kësaj gjykate.

Ekipi trajnues i angazhuar në regjionin e Prizren, që nga data 17 Qershor 2019 kanë filluar me trajnimet e stafit pranë Gjykatës Themelore Prizren – Dega Dragash, ndërsa trajnimi në këtë gjykatë është planifikuar që të përfundoj deri me datën 26 Qershor 2019.

Stafi i punësuar pranë Gjykatës Themelore Prizren – Dega Dragash kanë mirëpritur implementimin e Projektit SMIL pranë kësaj gjykate dhe të njëjtit do të aftësohen në përdorimin e sistemit SMIL dhe regjistrimin e lëndëve në sistem.