Emërohen anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore

Me datën 07.03.2019 në Kuvendin e Kosovës, me shumicë votash u votuan anëtarët e Komisionit për ndihmë shtetërore.

Komisioni për Ndihmë Shtetërore është përgjegjës për këto detyra dhe përgjegjësi:

• vendos për autorizimin e ndihmës shtetërore;
• ofron komente me shkrim për projektligjet të cilat organet propozuese vlerësojnë se projektligjet kanë elemente të ndihmës shtetërore;
• vendos për përputhshmërinë e ndihmës shtetërore;
• urdhëron revokimin e ndihmës, në rast se vlerësohet se ndihma shtetërore nuk është në pajtim me dispozitat në fuqi për ndihmën shtetërore;
• propozon masa adekuate për të siguruar që çfarëdo skeme ekzistuese e ndihmës të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
• autorizon përputhshmëritë e kushtëzuara të ndihmës shtetërore;
• Komisioni miraton Rregulloren e Punës, ku përcaktohet organizimi, procedurat administrative të vendimmarrjes si dhe masat e duhura për evitimin e konfliktit të interesit;
• Komisioni, çdo vit deri më 30 shtator miraton Raportin Vjetor të Ndihmës Shtetërore dhe ia dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës;
• Komisioni ushtron detyrat dhe përgjegjësitë tjera, të përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Shtetërore

Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen me mandat tri (3) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat. Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, nuk duhet të mbajnë funksione publike dhe pozita të emëruara politike.

KLSC-ja ka të angazhuar 2 ekspert dhe 2 asistente në kuadër të këtij projekti, të vendosur në Departamentin për Ndihmë Shtetërore dhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, duke punuar direkt me zyrtarët e këtyre institucioneve.
Ky projekt, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka filluar implemntimin e menjëhershëm duke nxitur bashkëpunim në mes të AKK dhe DNSH, si dhe me institucione të tjera të Kosovës të nivelit lokal dhe qendror.

Gjeni të bashkangjitur Ligjin për Ndihmë Shtetërore:

LIGJI PËR NDIHMËN SHTETËRORE