Shënim mbi çështjet kryesore të ngritura gjatë Konferencës “Konkurrenca është e mirë, e rregulluar është edhe më e mirë”

 

Më 13 qershor në Hotelin Sirius në Prishtinë, nën patronazhin e Projektit “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore” i implementuar nga partnerët e konsorciumit, përkatësisht B & S Europe, Këshilli i Konkurrencës i Lituanisë, Kosovo Legal ServicesCompany (KLSC) dhe Archidata, u mbajt Konferenca me titull “Konkurrenca është e mirë, e rregulluar është edhe më e mirë” për ta sinjalizuar një audiencë më të gjerë lidhur me fillimin zyrtar të projektit.

 

Udhëheqësi i Ekipit të Projektit, z. Andrea Filippo Gagliardi e moderoi konferencën.  Fjalimet hyrëse u mbajtën nga Zëvendës Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, z. RicardoSerri dhe Ministri i Financave, z. Bedri Hamza. Që të dy, Serri dhe Hamza e konstatuan progresin e arritur deri më tani në fushat e politikave në fjalë, por gjithashtu edhe përpjekjet që janë bërë nga hisedarë relevant, përkatësisht Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Komisioni i Ndihmës Shtetërore për të ofruar një fushë loje të barabartë, ku konkurrentët do të konkurrojnë me kushte të barabarta dhe të drejta të tregut, por ku edhe konsumatorët mund të nxjerrin përfitime nga mjedisi konkurrues.

 

Më pas, pjesëmarrësit u ftuan në dy diskutime të ndara në panel që mbulonin konkurrencën dhe ndihmën shtetërore.

 

Paneli i konkurrencës u moderua nga Udhëheqësi i Ekipit të Projektit, z. Gagliardi. Panelistët përfshinin: Z. Valon Prestreshi, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës; Z. Robert Erzin, IPKO; Z Indrit Reka, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës; Z. Selatin Kaçaniku, OJQ Konsumatori; Z. Arbër Kadriu, Kallxo.com.

 

Diskutimet në panel lidhur me konkurrencën mund të përmblidhen si më poshtë:

 

  • Valon Prestreshi, Kryetar – Autoriteti Kosovar i Konkurrencës: Z. Prestreshi informoi pjesëmarrësit për punën e AKK-së në vitet e kaluara. Më tej, z. Prestreshi pranoi se krizat institucionale kishin ndikim në punën e AKK-së, për shkak të natyrës kolegjiale të organit. Megjithatë, kjo nuk e pengoi AKK-në që të jetë aktive dhe ta kryejë mandatin e saj, si agjent i zbatimit të konkurrencës. Në fund, z. Prestreshi theksoi se kultura e konkurrencës duhet të promovohet dhe të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë.

 

  • Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv – IPKO: Nga këndvështrimi i pjesëmarrësit në treg, z. Erzin ngriti çështjen e sfidave dhe pengesave me të cilat ballafaqohen pjesëmarrësit e rinj kur hyjnë në tregun e Kosovës. Z. Erzin ndau përvojën e IPKO-së si konkurrent në sektorin e telekomunikacionit, sa e vështirë ishte që të konkurronte kundër Vala, konkurrenti kryesor dhe më i madh i saj, por gjithashtu duke pasur parasysh zotërimin e saj të tregut.

 

 

  • Indrit Reka, Shef i Kabinetit – Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës:Vërejtje interesante u dhanë nga përfaqësuesi i Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës. Z. Reka ndau përvojat dhe sfidat institucionale me të cilat përballet Autoriteti i Konkurrencës në vitet e fundit. Sipas Autoritetit të Konkurrencës z. Reka, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës gradualisht, por në mënyrë të sigurt, po vendoset si një aktor i rëndësishëm institucional në fushën e konkurrencës.

 

  • Selatin Kaçaniku – OJQ “Konsumatori”: Z. Kaçaniku e përshëndeti këtë ngjarje, gjithashtu konstatoi rëndësinë e forumit, veçanërisht nga perspektivën e mbrojtjes së konsumatorit. Sipas z. Kaçaniku, sjellja e qeverisë shpeshherë nuk e merr parasysh interesin e konsumatorit si përdorues të fundit në zinxhirin e aktivitetit ekonomik.

 

  • Arbër Kadriu – Kallxo.com: Z. Kadriu duke e përfaqësuar platformën online Kallxo.com ishte kritik i ndërhyrjes qeveritare në disa fusha ekonomike që mund të ngrinin çështje të ligjit dhe politikave të konkurrencës. Vlen të përmendet praktika monopoliste në sistemin e homologimit të automjeteve, e cila disa herë u theksua nga kjo platformë. Z. Kadriu u përkushtua që Kallxo.com do të vazhdojë ta luajë rolin e vet mbikëqyrës në fushat kritike ekonomike.

 

Paneli për ndihmë shtetërore u moderua nga eksperti kryesor i projektit, Z. John Chimereze Emeruwa. Panelistët përfshinin: Z. Agim Krasniqi, Departamenti i Ndihmës Shtetërore; Znj. JurateSoviene, Autoriteti i Konkurrencës së Lituanisë; Z. Lulzim Syla, KIMERK; dhe Znj. Arbëresha Loxha, Grupi për Studime Ligjore dhe Politike.

 

Diskutimet në panel lidhur me ndihmën shtetërore mund të përmblidhen si më poshtë:

Pas prezantimit të shkurtër nga anëtarët e panelit, d.m.th. z. Agim Krasniqi, DNSh; Znj. JurateSoviene Autoriteti i Konkurrencës së Lituanisë; Z. Lulzim Syla, KIMERK dhe znj. Arbëresha Loxha – GLPS, për aktivitetet e organizatave të tyre përkatëse, diskutimi u përqendrua në disa tema, përkatësisht në profilin e suksesit të Departamentit të Ndihmës Shtetërore; Kosova e Re; angazhimi i grupeve të shoqërisë civile në aktivitetet e Komisionit/Departamentit të Ndihmës Shtetërore; mësimet që duhen mësuar nga përvoja e Lituanisë. Pavarësisht pyetjeve agresive nga audienca, pranohej nevoja për zgjerimin e debatit lidhur me aktivitetet dhe suksesin e Departamentit të Ndihmës Shtetërore/Komisionit të Ndihmës Shtetërore në monitorimin dhe kontrollimin e ndihmës shtetërore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, audienca u pajtua që Komisioni i Ndihmës Shtetërore/Departamenti i Ndihmës Shtetërore kërkon më shumë kohë për t’u themeluar përpara se të nxirret ndonjë aktgjykim.

 

 

 

Indikatorët/profilet e suksesit të ndihmës shtetërore (Kjo çështje ka të bëjë me indikatorët, për DNSh/KNSh, për suksesin e tyre në fushën e monitorimit dhe kontrollit të ndihmës shtetërore).

  • Agim Krasniqi theksoi rëndësinë e faktit se monitorimi dhe kontrolli i rregullimit të ndihmës shtetërore është gjë shumë e re për autoritetet e Kosovës dhe kërkon input dhe koordinim nga mbarë qeveria. Ai theksoi se të dy DNSh/KNSh kanë bërë një rrugë të gjatë në drejtim të gatishmërisë së tyre operacionale, d.m.th. stafi është zgjedhur dhe po trajnohet (me përkrahjen e BE-së dhe donatorëve të tjerë), legjislacioni është në fuqi (megjithëse nevojitet edhe më shumë); kanë filluar të përmbushen detyrimet nën MSA dhe vetëdija po ngrihet ngadalë për nevojën për të qenë në përputhje me ndihmën e shtetit. Sa i përket indikatorëve të suksesit, në vitet që vijojnë, z. Krasniqi parasheh që e njëjta të zgjerohet d.m.th. stafi i trajnuar mirë, ngritja e vetëdijes dhe respektimi i rregullave kombëtare të ndihmës shtetërore (në të gjitha nivelet e qeverisjes – qendrore dhe lokale); kryerja e detyrimeve të MSA-së dhe hartimi i vazhdueshëm i legjislacionit që i reflekton prioritetet e politikës qeveritare.

Kosova e Re

  • Kjo çështje u ngrit nga një anëtar i audiencës, d.m.th. nga GAP dhe Arbëresha Loxha, dhe iu drejtua Agim Krasniqit. Diskutimi u fokusua në rolin e DNSh në lidhje me analizën e marrëveshjes së termocentralit Kosova e Re për implikimet e ndihmës shtetërore. Në përgjigje të pyetjes në kontekstin e opinioneve rreth ndihmës shtetërore, d.m.th. nëse mbështetja është shtetërore, mendimi dhe vendimi i vetëm që ka rëndësi është ai i KNSh, pasi që ata janë përgjegjës për të vendosur nëse ndonjë mbështetje qeveritare është apo nuk është brenda ligjit të ndihmës shtetërore. Të gjitha pikëpamjet tjera janë thjesht shprehje e mendimeve që çdo palë e interesuar ka të drejtë ta shprehë. Së dyti, DNSh aktualisht po e shqyrton çështjen dhe do të jetë në diskutime me ministrinë përkatëse, d.m.th. Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Z. Krasniqi theksoi nevojën për koordinimin dhe bashkëpunimin nga e gjithë qeveria.

Përvoja e Lituanisë

  • Përvoja e Lituanisë u soll nga znj. JurateSoviene, në kontekstin e ndërtimit të institucioneve të ndihmës shtetërore dhe legjislacionit, gjë që siguroi një mundësi për të ndarë me audiencën atë që Lituanezët e konsiderojnë ‘bën’ e çka ‘s’bën’. Më tej, znj. JurateSoviene e udhëhoqi diskutimin dhe bëri që të gjitha autoritetet e ndihmës shtetërore duhet të jenë proaktiv në shtrirje tek kolegët në pjesët tjera të qeverisë. Është proces i vazhdueshëm. Së dyti, autoritetet e ndihmës shtetërore duhet të jenë të guximshme dhe të përqendrohen në rastet e mëdha – jo në raste të vogla. Kolegët nga Komisioni Shqiptar i Ndihmës Shtetërore gjithashtu e përkrahën këtë qasje, duke theksuar nevojën për legjislacion të qartë në mënyrë që të shmanget konfuzioni.

 

 

Roli i shoqërisë civile në shqyrtimin e punës së KNSh/DNSh

  • Moderatori theksoi rëndësinë e shoqërisë civile në sigurimin e një nyje të informacionit për qytetarët për t’i kuptuar çështjet. Arbëresha Loxha e konsideroi rolin e grupeve të shoqërisë civile si rol të sfidimit të Qeverisë për të qenë më transparent dhe më të disponueshëm për informim – aktualisht kjo nuk po ndodh në Kosovë (rasti i Kosovës e Re është një shembull). Z. LulzimSyla e shprehu besimin e tij në drejtorin e DNSh-së, edhe pse ai ishte më pak i bindur në aftësinë e pjesëve të tjera të Qeverisë për të bërë të njëjtën gjë.

Në fund të diskutimeve në panel, pjesëmarrësit u ftuan që të marrin pjesë në një seancë plenare përfundimtare ku Udhëheqësi i Ekipit të projektit i përmblodhi temat kryesore të diskutuara si më poshtë:

 

  • Si të matet ndikimi i ligjit dhe politikave të konkurrencës? Ekzistojnë disa indekse ndërkombëtare që e pasqyrojnë konkurrencën dhe hapjen e tregut. Më i njohuri është “Lehtësia e të bërit biznes” e Bankës Botërore, në të cilën Kosova vazhdimisht ka shënuar ngritje gjatë viteve të fundit. Është edhe Raporti i Vendit i BE-së i cili përditësohet çdo vit. Të dhënat relevante ekonomike për t’i kuptuar bazat ekonomike të Kosovës mund të gjenden në statistikat e publikuara nga Dogana e Kosovës dhe nga Banka Qendrore.

 

  • Çka mund të bëhet nga një pjesëtar i ri nëse përballet me një mjedis institucional që i favorizon kampionët kombëtarë? Përshtatuni me kushtet e tregut dhe loboni me institucionet lokale për ta siguruar aplikimin e rregullave të konkurrencës. Konferenca i diskutoi gjerësisht rastet të ndërhyrjes antikonkurruese të qeverisë në rregullimin e ekonomisë, veçanërisht në lidhje me homologimin e regjistrimit të automjeteve dhe në sektorin e telekomit. Çmimet që ngarkohen nga kompania që ofron homologimin e automjeteve të importuara perceptohen si të tepruara në krahasim me çmimet për të njëjtin shërbim në vendet tjera të rajonit. konsiderohet se kompanisë i është dhënë një monopol i panevojshëm. PTK, Operatori i Telekomit në pronësi të shtetit të Kosovës, konsiderohet se është në humbje dhe ka frikë se çmimet e saj në shërbimet e telefonisë mobile dhe në internet subvencionohen nga operimi universal i shërbimit. U tha që të sigurohen kontratat qeveritare në mënyrë ekskluzive për shkak të interpretimit të gjerë të rregullit “të brendshëm” në prokurimin publik. Detyrimet nga aktorët e tregut dhe shoqëria civile si dhe rekomandimet e dhëna qeverisë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Bashkimi Evropian deri më tani janë injoruar.

 

 

  • Çka mund të bëhet për ta disiplinuar qeverinë kur vepron në kundërshtim me rregullat e konkurrencës? Nuk ekzistojnë sanksione kundër sjelljes së tillë nga qeveria. Në Lituani këto raste mund të rezultojnë në gjoba që kufizohen në 60.000 euro, me mundësi që t’i shqiptohen edhe autoriteteve lokale. Ekziston një perceptim se gjyqësori duhet të ndërhyjë në disiplinimin e sjelljeve anti-konkurruese të qeverisë. Më në përgjithësi, besohet se gjyqtarët janë kompetent për aplikimin e rregullave të konkurrencës paralelisht me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.

 

  • Çka tjetër mund të bëhet për ta promovuar zbatimin e konkurrencës në Kosovë? Fushatat e ndërgjegjësimit lidhur me rëndësinë e rregullave të konkurrencës duhet të përfshijnë disa hisedarë të cilat nuk ishin përfaqësuara plotësisht në konferencë, siç janë Kuvendi i Kosovës, Gjyqtarët, Akademia dhe Shoqëria Civile. Duhet të prodhohen më shumë informata për ta rritur nivelin e njohurive dhe për ta siguruar pajtueshmërinë. Qasja lidhur me zbatimin e konkurrencës duhet të implementohet në mënyrë më sistematike, duke u përpjekur që gjithmonë të përfshihen të gjithë hisedarët e mësipërm.

 

  • A po raportojnë mediat çështjet e konkurrencës? Jo mjaftueshëm. Mediat gjithashtu duhet të trajnohen për ligjin dhe politikat e konkurrencës për t’i shmangur gabimet materiale kur raportojnë për çështjet juridiko-ekonomike komplekse.

 

  • Po në lidhje me konsumatorët dhe OJQ-të e konsumatorëve? Nuk ka sondazhe të konsumatorëve nga mediat në Kosovë. OJQ-të e konsumatorëve kërkuan krijimin e një institucioni të mbrojtjes së konsumatorit të ngritur në nivel të zyrës së kabinetit, i cili do t’i adresojë rastet në lidhje me cilësinë e produkteve të konsumit si dhe informacionin e dhënë për të ndikuar në zgjedhjen e konsumatorit.

 

 

Note from kick-off_Competition is good_27 June -Alb

 

Leave A Comment

Receive the latest news in your email
Table of content
Related articles