Në kuadër të aktiviteteve të Projektit SMIL ka filluar implementimi i SMIL për lëmine penale për Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Gllogoc.
Implementimi i SMIL për këtë gjykatë ka filluar me datën 11.06.2019 dhe pritet që të përfundoj deri në fund të muajit Qershor 2019. Ekipet trajnuese janë angazhuar pranë kësaj gjykate në aftësimin e stafit për përdorimin e SMIL dhe regjistrimin e lëndëve në sistem.
Stafi i Gjykatës Themelore Prishtinë – Dega Gllogoc, ka mirëpritur zbatimin e Projektit SMIL dhe të njëjtit janë duke vazhduar me trajnimin për përdorim e SMIL dhe regjistrimin e lëndëve në sistem.