U mbajt takimi i 8-të i Komitetit Drejtues të Projektit të “Sistemit Kombëtar Qendror i Evidencës Penale” – NCCR

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në Komitetin Drejtues, përfshirë Zyra e BE-së, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial, Agjencia për Regjistrim Civil, Policia e Kosovës dhe partner tjerë të Këshillit Gjyqësor.

Gjatë takimit u diskutua për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballen zyrtaret e angazhuar për regjistrimin e të dhënave penale dhe gjykatat në përgjithësi.

Drejtori i Pergjithshëm i SKGJK, Shkelzen Maliqi i siguroi të pranishmit se Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i përkushtuar dhe i gatshem që të ofroj çdo lloj mbështetje për zbatimin me sukses të këtij projekti kaq të rëndësishëm për sistemin gjyqësor dhe qytetaret e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e projektit informuan të pranishmit se deri më sot në nivel të vendit, përfshirë të gjitha gjykatat është arritur që në sistemin elektronik të regjistrohen gjithsej 163433 persona të dënuar dhe mbi 196000 raste apo dënime penale të shqiptuara ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që nga viti 1999 deri me sot.