U mbajt punëtoria në kuadër të Projektit: “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore”, përkatësisht lansimi i aktivitetit: “Vlerësimi i Ndikimit Rregullativ në Konkurrencë”

U mbajt punëtoria në kuadër të Projektit: “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore”, përkatësisht lansimi i aktivitetit: “Vlerësimi i Ndikimit Rregullativ në Konkurrencë”.

Aktiviteti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek aktorët institucional për implikimet në fushën e konkurrencës të sferës rregullative në sektorët kyç të ekonomisë. Akterët institucional sikurse Kuvendi, Ministritë e linjës dhe rregullatorët sektorialë u njoftuan për implikimet e mundshme në fushën e konkurrencës të politikave që hartohen nga këto institucione, dhe që kanë të bëjnë me rregullimin e sektorëve të ekonomisë.

Me këtë rast u lansua i ashtuquajturi “Instrumenti i Vlerësimit të Konkurrencës” sipas OECD-së, që është një instrument praktik në duart e vendim-marrësve për të matur ndikimin e politikave në fushën e konkurrencës./klscnews