Takimi i parë i Komitetit Drejtues në kuadër të projektit të BE “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore”/The first Steering Committee Meeting within the “EU Support to Kosovo Competition Authority and State Aid Commission”

Takimi i parë i Këshillit Drejtues

Sot u mbajt Takimi i parë i Komitetit Drejtues në kuadër të projektit të BE “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore” së bashku me institucionet përfituese dhe palët e tjera të interesit. Në këtë takim, u bë prezantimi i aktiviteteve të projektit dhe gjetjeve nga faza fillestare e implementimit të projektit.

Andrea F. Gagliardi, i cili është ekspert kyç për komponentin e Konkurrencës dhe njëherit udhëheqës i ekipit implementues, i njoftoj përfaqësuesit e institucioneve me gjendjen aktuale në Autoritetin e Konkurrencës, duke i kushtuar vëmendje legjislacionit dhe nivelin e ulët të bashkëpunimit në mes të AKK dhe institucioneve tjera të Kosovës. Si institucion kyç në funksionimin e mirëfilltë të ekonomisë së një vendi, z. Gagliardi theksoi se aktivitete dhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të bashkëpunimit të AKK dhe institucioneve të Kosovës, përfshirë ministritë, komunat, rregullatorët, agjencitë, si dhe mediat dhe OJQ-të.
John Ch. Emeruwa, ekspert kyç në komponentin e Ndihmës Shtetërore, bëri prezantimin e aktiviteteve të parapara për fazën implementuese të projektit dhe gjetjet e deritanishme në fushën përkatëse. Departamenti i Ndihmës Shtetërore është në fazat fillestare si institucion dhe në fillim të këtij viti ka formuar edhe Komisionin, të cilët bashkë me institucionet tjera në vend kanë shprehur gatishmëri për kontribut maksimal në ngritjen e vetëdijesimit për ndihmë shtetërore dhe funksionimin e mirëfilltë të këtij departamentit. Prandaj, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet amendamentimit të legjislacionit ekzistues, dhe krijimin e legjislacionit dytësorë në mënyrë që të vazhdohet me avancimin e institucionit të ndihmës shtetërore.
Anëtarët e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe Ndihmës Shtetërore bashkë-pohuan se funksionimi i institucioneve prezantuese nuk është në pikën zero, mirëpo padyshim se ekziston hapësira për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe modifikimet legjislative. Mirëpo, kjo padyshim se bëhet me bashkëpunim të mirëfilltë në mes të institucioneve përfituese të projektit dhe palët tjera të interesit.
Përfaqësuesit e projektit, institucioneve përfituese, si dhe palëve të tjera të interesit do të zhvillojnë aktivitete të shumta në vazhdim dhe do të punojnë në baze të rekomandimeve të zyrës së BE, me qëllim të përmbushjes së misionit institucional dhe obligimeve të MSA.

English below

First Steering Committee Meeting
Meetings was held today the first Steering Committee Meeting within the “EU Support to Kosovo Competition Authority and State Aid Commission” project, together with the beneficiary institutions and stakeholders. The main purpose of this meeting was presenting the project activities and findings from the inception phase of project implementation.
Andrea F. Gagliardi, who is the Key Expert for the Competition component and the Team Leader at the same time, informed the institutions’ representatives with the current state of the Competition Authority, paying close attention to the legislation and the low level of cooperation between KCA and its stakeholders. As the key institution for the proper functioning of a country’s economy, Mr. Gagliardi emphasized that special activities and attention will be devoted to the development of cooperation between KCA and Kosovo institutions, including ministers, municipalities, regulators, agencies, medias and NGOs.
In the other hand, John Ch. Emeruwa, the Key Expert on the State Aid component, presented the activities foreseen for the project implementation phase and the findings so far in the relevant field. The Department of State Aid is at the beginning of its institutional functionality, which together with The Commission who was announced this year, have expressed readiness for contribution to raise awareness of state aid and good functioning of this department together with its stakeholders. Therefore, the special importance will be conditioned by the amendment of the existing legislation and the creation of secondary legislation, in order to continue with the advancement of the state aid institution.
The members of the State Aid and Competition Authority Commission have agreed that the functioning of institutional presenters is not at the zero point, but there is obviously room for institutional and legislative modifications. However, this is undoubtedly done with genuine cooperation between the beneficiary institutions of the project and other stakeholders.
Project representatives, beneficiary institutions as well as other stakeholders who participated today at SCM, will develop numerous ongoing activities and will work on the basis of recommendations from the EU Office in order to fulfill the institutional mission and SAA obligations.