Takimi i Departamentit dhe Komisionit të Ndihmës Shtetërore me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës/Meeting of the State Aid Department / State Aid Commission with the representatives of Kosovo institutions

-Takimi i Departamentit dhe Komisionit të Ndihmës Shtetërore me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës
 
Departamenti dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore, ka mbajtur sot takimin me përfaqësues te institucioneve të Kosovës, duke përfshirë ministritë, komunat, agjensionet rregullative dhe OJQ-të. Ky takim u iniciua nga projekti aktual i Komisionit të Bashkimit Evropian në konzorcium me KLSC , i cili synon të mbështesë Kosovën në fushën e konkurrencës dhe të funksionalizojë Departamentin e Ndihmës Shtetërore.
Ndihma shtetërore, e cila ndodhet si departament i veçantë nën ombrellën e Ministrisë së Financave, ka rol kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi pasi që potenciali i saj mund të shtrembërojë konkurrencën dhe të ndikojë negativisht në tregtinë e lirë të Kosovës në raport me vendet tjera. Rëndësia e rolit të këtij departamentit është theksuar edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila e obligon Kosovën të përgatisë inventarin e Ndihmës Shtetërore dhe të sigurohet se Ligji të respektohet nga të gjitha institucionet e vendit.
Të pranishmëve nga takimi me palët e interesit iu ofrua mbështetje e plotë nga John Emeruwa, eksperti kyç i projektit “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Departamentin e Ndihmës Shtetërore”, duke iu ofruar bashkëpunim dhe përpjekje për shmangie të çdo pengese drejtë përmirësimit të gjendjes aktuale dhe funksionalizimit të Departamentit për Ndihmë Shtetërore. Sipas tij, Kosova është në fazën e rrugëtimit për anëtarësim në BE dhe obligimet e dala nga MSA janë të pashmangshme.
Përveç përfaqësuesve të projektit dhe anëtarëve të Departamentit për Ndihmë Shtetërore, interesimi drejtë përmbushjes së obligimeve të MSA u shfaq edhe nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilët u treguan të gatshëm për bashkëpunim me Komisionin dhe Departamentin e Ndihmës Shtetërore.
 
— English below*
 
-Meeting of the State Aid Department / State Aid Commission with the representatives of Kosovo institutions
 
State Aid Department together with the State Aid Commission, held today a meeting with representatives of Kosovo institutions, including ministries, municipalities, regulatory agencies and NGOs. This meeting was initiated by the current project of the European Union Commission in consortium with KLSC, which aims to support Kosovo in the field of Competition and to functionalize the State Aid Department.
State Aid, which is a special department under the umbrella of the Ministry of Finance, plays a key role in a country’s economic development as its potential can distort Competition and negatively affect Kosovo’s free trade in relation to other countries. The importance of the role of this department is also highlighted by the Stabilization and Association Agreement, which obliges Kosovo to prepare the State Aid Inventory and to ensure that the Law on State Aid is respected by all institutions of the country.
Attendees from the stakeholder meeting were offered full support from John Emeruwa, Key Expert of the project “EU Support to the Kosovo Competition Authority and the State Aid Department”, by providing co-operation and efforts to avoid any obstacles of the current situation and by functionalizing the State Aid Department. According to him, Kosovo is in the process of joining the EU and obligations arising from the SAA are inevitable.
In addition to project representatives and members of the State Aid Department, the interest in meeting SAA obligations was also manifested by representatives of Kosovo institutions who were willing to cooperate with the Commission and the State Aid Department.