Përfundoj në tërësi regjistrimi i lëndëve të vjetra penale në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri

Me datë 20 Qershor 2019, me sukses ka përfunduar regjistrimi i lëndëve të vjetra për lëmine penale, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra pranë kësaj gjykate ka filluar me datën 28 Maj 2019 dhe është bërë nga ekipi i udhëhequr nga një referent dhe pesë praktikantë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Numri i lëndëve të vjetra të regjistruara në sistemin SMIL për këtë gjykatë është 901 lëndë.

Stafi i gjykatës, në tërësi kanë përfunduar regjistrimin e lëndëve të vjetra dhe tani më këto lëndë janë të gatshme që të procedohen tërësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit SMIL.