NJOFTIM PËR SHTYP – Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dheKomisionin e Ndihmës Shtetërore” zhvilloi sot konferencën “KONKURRENCA ËSHTË E MIRË, MERREGULLIM ËSHTË MË E MIRË”, duke lansuar kështu diskutime të gjera mbi politikat përkonkurrencën dhe ndihmën shtetërore në Kosovë, si mjet për nxitjen e rritjes ekonomike

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe
Komisionin e Ndihmës Shtetërore” zhvilloi sot konferencën “KONKURRENCA ËSHTË E MIRË, ME
RREGULLIM ËSHTË MË E MIRË”, duke lansuar kështu diskutime të gjera mbi politikat për
konkurrencën dhe ndihmën shtetërore në Kosovë, si mjet për nxitjen e rritjes ekonomike.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë po mbështet Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, Komisionin Kosovar
të Konkurrencës, Departamentin e Ndihmës Shtetërore dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore, për t’i zhvilluar
më tej kapacitetet e tyre institucionale dhe për të harmonizuar kornizën legjislative për konkurrencën dhe
praktikat e zbatimit në Kosovë me acquis të BE-së. Ky projekt i financuar nga BE përfaqëson iniciativën e parë
madhore që synon të mbështesë politikat e konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore dhe institucionet kyçe
përgjegjëse në Kosovë. Kohëzgjatja e projektit është nga janari 2019 deri në maj 2022. Buxheti i përgjithshëm
i projektit është pothuajse 3 milionë euro.
Eventi inkurajoi diskutimet rreth sfidave dhe mundësive me të cilat ballafaqohen investitorët në tregjet
kosovare, duke bashkuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve qeveritare (AKK, DNSH, KNSH, Ministria
e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik), aktorëve kyç të tregut (IPKO), dhe shoqërisë civile (Kallxo,
GLPS, Konsumatori). Veprimtaria përfshiu një panel diskutimi me ligjërues me ndikim nga sektorët e
konkurrencës dhe ndihmës shtetërore.
Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, thase: “Tani është
koha që të rritet fokusi në zbatimin e politikës së konkurrencës dhe rregullave tëndihmës shtetërore.
Konkurrenca e rregulluar dhe e shtuar mes ofruesve të mallrave dheshërbimeve do të ketë ndikim
pozitiv mbi konsumatorët kosovarë. Do t’i inkurajojë kompanitëqë shesin në tregun e Kosovës që të sjellin risi
dhe t’u japin konsumatorëve zgjedhje më të gjerëtë produkteve, cilësi më të mirë, dhe produkte më
inovative. Të gjitha këto do të jenë nëdispozicion me çmime më të mira”.
Ministri i Financave Bedri Hamza deklaroi: “Falënderime të veçanta për Bashkimin Evropian nëKosovë për
mbështetjen aktive të vendit tonë në shumë sektorë, por edhe për këtë projekt tëveçantë që do të kontribuojë
në Tregun e Kosovës, për ta bërë më konkurrues dhe të rregulluar.Themelimi i një Departamenti plotësisht
funksional të Ndihmës Shtetërore në dy vjet është njëarritje e madhe, dhe ne jemi krenarë për këtë. Gjithmonë
ka hapësirë për përmirësim, por ne jeminë rrugën e duhur dhe jemi të përkushtuar që të arrihet përparimi i
mëtejshëm”.
Nëse monitorohet dhe zbatohet siç duhet, politika e konkurrencës promovon tregtinë e lirë dhe siguron që
kompanitë të konkurrojnë në mënyrë të drejtë me njëra tjetrën për të siguruar biznesin e klientëve. Për 3 vitet
e ardhshme AKK, KKK, DNSH dhe KNSH do të marrin mbështetje të financuar nga BE-ja përmes asistencës së
specialistëve të lartë të ndihmës shtetërore dhe konkurrencës, në mënyrë që të udhëheqin agjendën e qeverisë
në ballafaqimin me çështje që lidhen me monopolet e pajustifikuara në treg, grantet qeveritare dhe skemat e
biznesit, privilegjet, barrierat rregullatore ose të tjera tregtare që diskriminojnë Ndërmarrjet Shtetërore dhe
aktorët e tregut. Objektivi përfundimtar i politikës së konkurrencës është sigurimi i zgjedhjes më të gjerë për
konsumatorët, duke nxitur inovacionin, rritjen e cilësisë dhe uljen e çmimeve.
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është korniza kontraktuale për BE-në dhe administratën e Kosovës për të
diskutuar çështje teknike dhe politike, duke përfshirë konkurrencën dhe ndihmën shtetërore në lidhje me
agjendën evropiane.
Kontakti për pyetje: Email: euks-competition-stateaid@bseurope.com; Telefon: + 383 200 10 929